
Teuta dhe Egnatia barazuan 2-2 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të në Superiore.
Një ndeshje e luftuar deri në sekondën e fundit, pavarësisht se luante vendi i parë me të fundit.
Durrsakët kaluan të parët në avantazh me Dacin në minutën e 18-të, ndërsa tre golat e tjerë u shënuan në fund.
Fillimisht ishte Dah që barazoi për Egnatian në minutën e 88-të, ndërsa 6 minuta me vonë shënoi Karabeci duke i dhënë avantazhin Teutës.
Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 1 minutë, pasi në aksionin e radhës, Egnatia barazoi me Mustën.
Me këtë barazim, Egnatia mban kryesimin me 34 pikë, ndërsa Teuta e fundit me 15 pikë.



