
Turku Halis Ozkahya nuk do të drejtojë më ndeshje futbolli. Ai ka vendosur të tërhiqet nga arbitrimi, pas gafës së bërë në ndeshjen mes Gaziantep dhe Kasimpasa.
Pasi u dhanë 9 minuta shtesë, arbitri Ozkahya bëri një gafë të madhe, duke e mbyllur ndeshjen që në minutën e 94, pra 5 minuta para kohës kur realisht duhej ta mbyllte.
Arbitri e kuptoi gabimin e bërë në tunel, teksa më pas shkoi në dhomat e zhveshjes dhe i kërkoi lojtarëve të të dyja skuadrave që të riktheheshin në fushë dhe të luanin 5 minutat e mbetura. Tashmë Ozkahya ka marrë vendimin që të mos arbitrojë më, duke marrë të gjitha përgjegjësitë për gabimin.



