Behari: Ishin rezultatet të pritshme në Kupë, Teuta-Erzeni nuk u ngrit në lartësinë e ndeshjeve të kampionatit

Behari: Ishin rezultatet të pritshme në Kupë, Teuta-Erzeni nuk u ngrit në lartësinë e ndeshjeve të kampionatit

Trajneri Ardi Behari, duke folur për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, deklaroi se ishin rezultate të pritshme.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se Teuta-Erzeni nuk u ngrit në nivelin e ndeshjeve në kampionat, pasi skuadrat u kujdesën që të mos shpenzonin energji.

Në Kupë u kualifikuan skuadrat që priteshin. Te Bylisi donin rezultatet pozitive, por jo se ishte synim Kupa. Bylis i ka mundësitë të ndjekë Kupën. Rezultatet ishin të pritshme. Teuta-Erzeni ishte një ndeshje që nuk u ngrit në lartësinë e ndeshjeve që kemi parë në kampionat.

Skuadrat nuk donin të humbisnin energji. Pjesa e parë ishte pa raste. Ishte një ndeshje e mirëstudiuar, për të qenë të kujdesshëm. Një pakujdesi e Erzenit shmangu shtesat. Shijakasve i ka shërbyer kjo ndeshje. Pashë lojtarët e rinj që u aktivizuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy