
Me dy ndeshjet e ditës së sotme, u mbyll edhe java e katërt e Abissnet Superiore.
Tirana dhe Teuta me fitoret e marra, respektivisht ndaj Laçit dhe Kukësit, shkojnë në kuotën e 8 pikëve dhe mbajnë dy vendet e para të renditjes. Në vendin e tretë është pikërisht Kukësi me 7 pikë, ndërsa ndjekin nga pas Vllaznia e Dinamo me nga 6 pikë.
Vazhdon të jetë shumë poshtë edhe pas kësaj jave Partizanit, një skuadër që ka pretendime të mëdha siç është titulli, por deri renditen vetëm në vendin e 7-të me 3 pikë, 2 më pak se Egnatia e vendit të pestë.
Me 3 pikë është edhe Skënderbeu i vendit të 8-të, ndërsa vazhdon të jetë poshtë Laçi, që ka vetëm 2 pikë në vendin e parafundit. I fundit është Kastrioti me vetëm 1 pikë.



