
Endri Meksi, specialist IT dhe sipërmarrës, deklaroi se ligji për bastet sportive, mund të realizohet më shpejt se për gjashtë muaj, nëse vullneti ekziston.
Në studion e emisionit “Skaner” në MCN TV, Meksi shpjegoi edhe arsyet pse një kompani e licencuar i merr lojtarët që luajnë në të zezë.
Numri i pikave, ishte 1300 në 2011, ishte rreth 4400 në momentin e mbylljes. U hapën të reja, së pari për prezencën në territor. Hapnin pikën përballë njëri-tjetrit, kjo tregon se kishte marsh për të fituar.
Së dyti ishte për të zënë niptin. Dyshoj se procesi i marrjes së nipteve, u bë për të zënë vendin. E njëjta gjë u bë, zunë radhën, për të pasur sa më shumë pika, në përqindje brenda niptit ligjor që aplikonin.
Ne nga MCN kemi ngacmuar disa nga eksponentë të PD, mbi faktin që tregu është në të zezë dhe ata nuk janë sjprehur asnjëherë.
Ligji për bastet sportive, bëhet edhe më shpejt se 6 muaj. Mbyllja u propozua më 9 tetor, ishte ligj më 25 tetor. Nëse ligji kalon në formën me aplikim me numër të kufizuar licencash, që implikon një garë. Nëse ka më shumë aplikues së licencat, do të ketë një garë. Nëse ka vullnet për ta bërë, atëherë është e realizueshme për 6 muaj, nuk është çështje afati.
Pse do të vazhdojnë te e bardha? Le të supozojmë se do të vijë një kompani e huaj, që të aplikojë për licencë, që i plotëson kushtet. Futet në treg dhe investon masivisht në pikat e marketingut, që ligji i propozon për t’i lejuar. Nuk do i marrë treg kompanive në të zezë?! Lojtarin që luan 5 mijë lekëshin, 10 mijë lekëshin, nuk do ia marri?! Ai lojtari është i dedikuar të vijë te lagjja dhe të luajë aty?!



