
Futbolli shqiptar është duke kaluar një përiudhë të zezë për faktin se trukimet janë një problem kryesor që e ka mbërthyer këtë sistem prej vitesh. Raporti i UEFA-s për një klubin e Skënderbeun tregon qartë gjëndjen e futbollit tonë dhe institucionit përgjegjës që është FSHF-ja e cila gjithashtu nuk është aq e pastër, ç’ka ka sjellë që të kemi këtë lloj niveli.
Ajo që është shqetësuese, është fakti se në çdo javë po shohim një zbrazje të frikshme të stadiumeve dhe numri i spektatorëve është në një rënie drastike. Mjafton të shohësh dhe sfidat kryesore që mund të ketë tifozë dhe në këto duele numri i tifozave është i pakët.
Kjo vjen si pasojë e një garë jo të ndershme, kushtet lënë për të dëshiruar, ndeshje të cilat në shumicë janë të përcaktuara etj, ka bërë që numri i tifozave të arrijë në pikën e fundit duke i bojkotuar shkallët e stadiumit.
Por, përveç këtyre një tjetër pengesë javët e fundit që i ka detyruar tifozët të rrinë larg stadiumeve është policia. Kjo e fundit ka kërkuar që çdo tifozë që do të hyjë në stadium për të ndjekur ndeshjen duhet që të ketë me vete kartën e Identitetit. Por, kjo kërkesë është refuzuar nga ana e tifozave dhe ajo që është e çuditshme është fakti se kjo gjë është kërkuar vetëm për tifozerinë e kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës.
“Ligji për Sportin” u jep të drejtë tifozave për çështjen e kartave të identitetit. Kjo pasi policia nuk e ka detyrim që të kontrollojë ID-në e tifozave në hyrje të stadiumit.
Më poshtë po paraqesim nenet për “Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit” “Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike” dhe “Ndalimi i hyrjes në mjediset sportive”
Neni 50
Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit
Organizatori i një veprimtarie sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj.
Në këtë njoftim, organizatorët duhet të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.

Neni 51
Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike
ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.

Neni 53
Ndalimi i hyrjes në mjediset sportive

Pra, në të tre nenet nuk është e shkruar që policia duhet që tu kërkojë tifozave kartën e identitetit. Dhe kjo ka sjellë një irritim në rradhët e tifozerisë së kryeqytetit të cilët janë të vendosur në qëndrimin e tyre për mos paraqitjen e kartës së identitetit në hyrje të stadiumit duke e quajtur këtë masë antikushtetuese dhe antiligjore.
Dhe deputeti i mazhorancës Erjon Braçe që është një sportdashës u ka dhënë të drejtë tifozave në këtë rast.
Megjithatë duhet priteur se si do të procedohet në takimet e ardhshme nëse do të marrë zgjidhje ose jo ky problem. (TemATv)



