Marcus Thuram, opsion për Barcelonën

Marcus Thuram, opsion për Barcelonën

Duke qenë se Robert Lewandowskit është tashmë drejt përfundimit, tek Barcelona ka filluar të mendohet për një zëvëndësues të denjë. 

Polaku sigurisht ka lënë gjurmë tek katalanasit dhe tashmë drejtuesit janë fokusuar tek Marcus Thuram. 

Francezi ka bërë paraqitje dinjitoze tek Interi, i cili po zhvillon sezonin e tretë. 28 vjeçari mbetet opsioni më i mundshëm por s’duhet harruar se prej shumë kohësh po tentohet nga ‘’ Blaugranët ‘’ edhe Lautaro Martinez. 

Do të jetë e vështirë ta largojnë argjentinasin nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe në rastin konkret Marcus Thuram konsiderohet ideal nga traineri Hansi Flick. 

Djali i legjendës dhe ish kampionit të botës me ‘’ Trikolorët ‘’ Lilian Thuram ka bërë mjaftueshëm për tu tentuar nga një ekip elite në kontinentin e vjetër, shtatlartë, i fuqishëm dhe nuhatës shumë i mirë i golit. 

Mënyra se si e interpreton lojën vijon ta impresionojë ish teknikun e Bayern Munchenit dhe në fakt kuq e bluve domosdoshmërisht i nevojitet një qendërsulmues. 

Vera e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për ish fituesit e La Ligas dhe Champions Leagues të cilët duan medoemos të firmosin edhe me Alessandro Bastonin. 

Golashënuesi i lindur në Parma po avancon ashtu siç duhet në sezonin aktual, i reflektuar deri më tani me 12 gola në 29 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy