
Tek Milani vijon të punohet me shumë përkushtim për të gjetur një alternativë cilësore në aspektin ofensiv.
Merkatoja e janarit ose ajo e verës do të përcaktojnë fatet e këtij reparti në vijimësi dhe në fakt drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ e kanë gjetur një element në orët e fundit.
Tek Real Madridi aktivizohet objektivi i tyre dhe flitet për Gonzalo Garcian, i cili nuk është konsoliduar.
Drejtuesit e gjigandëve të Italisë dhe sidomos traineri Massimilliano Allegri e vlerësojnë spanjollin më së shumti për tre aspekte.
I pari ka të bëjë me rritjen dhe zhvillimin në akademinë e ‘’ Los Blancos “, aktivizimin me të rinjtë e Spanjës dhe gjithashtu cilësitë që spikasin në aspektin sportiv, të cilat do të ndihmojnë të adaptohet me shpejtësi në një ligë kompetitive si Seria A.
Flitet për një huazim gjatë janarit me opsionin e detyrueshëm të blerjes së kartonit, gjithmonë në varësi të performancave të 21 vjeçarit.
Kontrata e Gonzalo Garcias me ‘’ Galaktikët ‘’ skadon në 2030-tën dhe ky fakt nënkupton një lloj vështirësie për drejtuesit e shtatë herë kampionëve të Champions Leagues.
Por nëse i referohemi aktualitetit tek Real Madridi duhet thënë se prezenca e Mbappes, Rodrygos dhe Vinicuis Junior ia vështirëson ecurinë këtij lojtari, ç’ka do të thotë se largimi nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund ti japë shansin për të qenë titullar në të ardhmen e afërt.
Sipas disa burimeve, edhe drejtuesit e Aston Villas kanë shprehur interes për talentin nga Madridi, të cilët kanë ofruar 20 milionë euro, pa harruar as West Hamin dhe Fulhamin.
Pritet që në vijmësi palët e përfshira ta analizojnë hapin e rradhës por duhet theksuar se bëhet fjalë për një ekip me shumë traditë si në Itali ashtu edhe Europë.



