Trajneri Emiljano Çela, debutoi me humbje në stolin e Kukësit ndaj Tiranës. Pas ndeshjes, tekniku i verilindorëve, foli për MCN TV.
Çela kishte ankesa për gjykimin, ndërsa deklaroi se episodet e Tiranës u panë në VAR, ndërsa ato të Kukësit jo.
Nuk doja ta nisja intervistën për problemet e gjykimit. Kam tre ditë në drejtimin e ekipit. Ishin ditë intensive, u mundova të hyja në detaje. Duke parë që ekipi është i brishtë, ka gabime individuale, mendova të ndryshoj sistem loje. Ekipi e mori mirë atë që punuam këto ditë.
Ishte një penallti e pastër që të shkonim në 3-1. Nëse do ishte parë në VAR, nuk do ishim këtu duke folur për humbjen. Episodet në favorin tonë, nuk u panë në VAR, ndërsa episodet e kundërshtarit u panë të gjitha. Me këtë grup, do mundohemi të bëjmë maksimumin.
Deri te penalltia, ekipi ishte në ekuilibër. Pas kësaj, u çekuilibruam, sepse janë çuna të rinj. Ky është problemi i ekipit. Kanë punuar me një trajner të mirë. Skuadër e mirë që përgjigjet. Kanë probleme në presingun në zona, aty na prishen linjat.



