
Mungesa e theksuar e protagonizmit tek Juventusi parashikohet se do të shoqërohet me largimin e Adrien Rabiot në fundin e sezonit.
Sipas specialistit të merkatos Ekrem Onur, Barcelona ka ndezur motorrët për ta transferuar francezin në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos së verës , kontrata e të cilit skadon në 30 qershor, fakt që do të thotë se spanjollët do të përfitonin shërbimet e ishi-t të Paris St Germain me parametër zero.
Megjithatë , Massimilliano Allegri ka kërkuar qëndrimin e mesfushorit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ por interesi i ‘’ Blaugranëve ‘’ parashikohet se do të analizohet me detaje nga 27 vjeçari.
Nëse do të vendosë për të veshur bluzën kuq e blu, kalimi në Primera Division do të bëhej eksperienca e tretë pas Ligue 1 dhe Serisë A .
Duhet patur parasysh se problematikat në aspektin ekonomik vijojnë ti shqetësojnë spanjollët , të cilët janë të detyruar të transferojnë lojtarë me një çmim të përballueshëm, kryesisht ato që janë drejt fundit të kontratës me ekipet respektive.



