Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, u shfaq i zhgënjyer me skuadrën e tij, pas barazimit 1-1 ndaj Mallorca-s.
Ancelotti deklaroi se ekipi i tij e nisi shumë mirë, ndërsa theksoi se rrezikuan edhe humbjen.
Sipas tij, skuadra gaboi shumë në prapavijë, duke thënë se kishte mungesë përqendrimi.
Ndeshjen e nisëm shumë mirë. Kaluam në avantazh dhe patëm mundësinë të shënonim të dytin. Megjithatë nuk ishte një ndeshje e mirë, sepse na mungonte ekuilibri. Ishte një ndeshje në të cilën rrezikuam edhe të humbnim.
Nuk jam i kënaqur sepse mund të bënim shumë më mirë. Duhet të kishim një qasje ndryshe ndaj takimit. Gjithsesi, unë mendoj se nga ky barazim mund të mësojmë shumë, sepse besoj se është e qartë se ku qëndron problemi.
Mbrojtja nuk ka qenë mirë. Ka qenë e vështirë për ne të rikuperojmë topin, të bëjmë presion pasi humbisnim topin. Ajo që flasim mbi të gjitha është mungesa e qëndrimit dhe angazhimit kolektiv.
Skuadra ishte shumë e hapur në pjesën e dytë. Nuk ishim të bashkuar. Nuk ishte një problem fizik apo mendor.



