
Gazetari i sportit Ylli Aga thotë se nuk ka kampionat tjetër në botë që të jetë kaq konkurues sa ç’është Superliga shqiptare këtë sezon. I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV, Aga i referohet një artikulli në mediat spanjolle, ndërsa shton se për shkak të konkurencës ky sezon ka shmangur edhe aleancat.
‘Nuk ka një kampionat të dytë që të ketë këto statistika si Superliga. Në këtë fazë të garës sezonet e shkuara ka patur aleanca dhe cënon integritetin e garës. Në informacionin që kam këtë sezon nuk ka ardhur asnjë dosje për këtë çështje,’-shprehet Aga.



