
Trajneri i Teutës, Edi Martini foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin në transfertë.
Martini deklaroi se është i kënaqur për rezultatin, ndërsa shtoi se ekipi i tij tregoi më shumë dëshirë se kundërshtari.
Lojtarët kryesisht luajnë që mos ta humbin ndeshjen. Edhe qarkullimin e topit, nuk e kërkuam shumë. Si erdhi loja, mund të them që jam i lumtur, por kishim më shumë dëshirë se kundërshtari.
Deri në minutën e 25-të, një herë na kanë gjuajtur në portë, kur na shënuan golin. Deri në atë moment nuk u afruan fare. Duhet të fitojnë besim lojtarët.
Unë mendoj se ne kemi për të shënuar gola. Është meritë të shkosh te goli. Po ta shikoni, edhe pse na çalon ajo pjesa për ta finalizuar, ne në tre ndeshjet e fundit kemi shënuar 5 gola.
Unë pres që Faust do na ndihmojë dhe do shënojë gola. Kam thënë dhe herë tjetër që është një lojtar që vrapon shumë. E kisha planifikuar që sot do luante 60 minuta. Është një lojtar i mirë që unë pres gola prej tij.
Dema është një portier mjaft i mirë, me eksperiencë. Vata është portier i mirë, ka qetësinë e duhur. Për mua është luks kur kam dy portierë që unë nuk di kë të fus.
Duket që një pikë nuk kënaq asnjë, por në fund të kampionatit ajo pikë është shumë e vlefshme. Në fund jam i kënaqur.
Nuk kam asnjë parashikim për të dhënë për Vllaznia-Partizani, por Shkodra është në momente më të mira dhe e shoh më afër fitores.



