Ka mjaftuar një vendim i gjyqtarëve që i dhanë fitoren Arjon Kajoshit të Vllaznisë në ndeshjen e peshave deri në 75 kg në kampionatin kombëtar të Boksit zhvilluar në Shkodër, që solli revoltimin e stafit dhe tifozët e Tiranës.
Më pas çdo gjë ka degjeneruar në dhunë dhe përleshje masive mes tifozëve të të dyja ekipeve dhe stafeve, të cilat sollën ndërhyrjen e policisë për të qetësuar situatën. Kampionati u ndërpre.
Për krye-trajnerin e Vllaznisë, Zef Gjoni, shkaktari kryesor për përplasjen ishte trajneri Shkodran I Tiranës Sead Bushati, i cili provokoi publikun.
Ndërsa Arjon Kajoshi, boksieri i cili thotë se e mundi me meritë kundërshtarin, ndihet i keqardhur për incidentin e krijuar.
Kryegjyqtari i kampionatit Baftjar Zeqaj u shpreh se eventet e boksit zhvillohen në kushte të vështira dhe ngjarja mund të evitohej nëse policia do të kishte ndërhyrë më përpara.
Javën e ardhshme pritet që të vendoset nga federata shqiptare e boksit ekipi kampion si dhe cilat do jenë masat pas sherrit masiv.



