Dëmtimet vazhdojnë të jenë një problem te skuadra e Juventusit këtë sezon. I fundit që është lënduar, është mesfushori Weston McKennie.
Ky i fundit ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e majtë, gjatë ndeshjes në Champions League ndaj Villarreal dhe thuhet se ka mbyllur sezonin.
Juventus fillimisht parashikoi kohën e rikuperimit të McKennie në tetë javë, por duket se amerikani nuk ia ka dalë dot. Vetë trajneri Allegri deklaroi se mesfushori do të kthehet për sezonin e ardhshëm.



