
Sokol Cikalleshi pritet të ndryshojë ekip. Sulmuesi shqiptar, është pjesë e Konyaspor në Superligën turke, por problemet me pagat, e kanë detyruar për të parë një destinacion të ri.
Sipas raportimeve të fundit, Konyaspor, ka marrë një ofertë nga Rizespor, për Cikalleshin. Ky klub është gjithashtu pjesë e Superligës dhe mban vendin e pestë, ku synon të futet në katërshe.
Cikalleshi shihet si një zgjidhje e mirë për sulmin dhe për këtë arsye drejtuesit e Rizespor kanë bërë një ofertë zyrtare.
Thuhet se Konyaspor po shqyrton ofertën dhe shumë shpejt pritet të marrë një vendim përfundimtar.
Kujtojmë se merkato në Turqi është e hapur edhe për tri ditët e ardhshme, ndryshe nga vendet e tjera në Europë, ku tashmë është mbyllur.



