Barcelona, insiston për Estevao Willian

Barcelona, insiston për Estevao Willian

Pas firmosjes me Vitor Roquen e Athletico Paranaenses, drejtuesit e Barcelonës nuk do të ndalen në kërkimin e talentëve në Brazil.

Këtë herë ‘’ Blaugranët ‘’ do të kenë një rrugë të gjatë përpara për të siguruar shërbimet e Estevao Willian, për të cilin po lufton Manchester City, Manchester United, Chelsea , Paris St Germain dhe Arsenali.

Një avantazh në letër për ‘’ Los Cules ‘’ është se sipas ‘ Mundodeportivos ‘ në tetorin e kaluar 16 vjeçari shprehu dëshirën për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ por natyrisht rivaliteti do të jetë shumë i ashpër dhe në aspektin ekonomik pretendentët e sipërpërmendur konsiderohen një kërcënim për spanjollët. Talenti i Estevao Willian është i padiskutueshëm dhe specialistët e futbollit e quajnë ndryshe si ‘’ Messinho ‘’ për arsye të cilësive të përafërta me Lionel Messin.

Si gjithmonë destinacionet si Argjentina dhe Brazili vijojnë të jenë tejet të preferuara nga skuadrat më të njohura të Europes, të cilët në shumë raste i kanë rezultuar të qëlluara në shenjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy