Sezoni është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.
Lojtari anglez, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndaj Spezia.
Abraham ka këputur ligamentet e gjurit të majtë. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, 25-vjeçari duhet t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 9 muaj.
Rikthimi i sulmuesit parashikohet të jetë në muajin mars të vitit të ardhshëm. Lajm i keq për Romën, që në merkato tashmë duhet të synojë afrimin e një sulmuesi, pasi Abraham ishte titullar i padiskutueshëm.



