Tottenhami ‘’ peshkon ‘’ tek Torino

Tottenhami ‘’ peshkon ‘’ tek Torino

 Prej vitesh Torino është konsideruar një skuadër e dorës së dytë në Serinë A por njëkohësisht për tu vlerësuar  në merkato .

‘’ Granata ‘’ ka në përbërje lojtarë tepër të spikatur dhe historia ka filluar me Andrea Belottin , Bremer dhe  tashmë është ndalur tek protagonisti i rradhës,  Stephane Singo.

21 vjeçari ka impresionuar me rendimentin dhe progresin në një kohë të shkurtër dhe është vënë në radarët e Tottenham Hotspurit. 

Pas 26 javësh në Serinë A  , Torino vijon i paqartë drejt të ardhmes , fakt që mund ti ndikojë negativisht dhe të shkaktojë largimin e lojtarëve të njohur .

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë është rritur në kategoritë e italianëve por  si shumë  të tjerë ka punuar me përkushtim dhe ka fituar një rol protagonizmi në skemat e Ivan Juric duke e zgjeruar suksesin dhe në sezonin aktual ku ka kontribuar me  25 ndeshje , 3 gola , dhe 4 asiste , statistika entuziazmueze për të ardhmen .

Në ‘’ White Hart Lane ‘’ vijon të punohet fort për tu përmirësuar dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ të lideruar nga Antonio Conte sipas ‘ Calciomercatos ‘ kërkojnë ta largojnë nga Seria A , operacion që varion nga 10-15 milionë euro.  

Mundësia për Torinon konsiderohet unike sepse kontrata e Stephane Singos  përfundon në qershorin e 2023-shit por e ardhmja skeptike tek kryeqytetasit  imponon ndërhyrjen fuqishëm në merkato pavarësisht se dështimet në sfidat e fundit janë një shqetësim shumë i madh për Daniel Levy-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy