
Pritet që Arsenali të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, skuadër e cila ka rikuperuar mjaftueshëm nga terreni i humbur në të kaluarën dhe do të tentojë që të rikthehet tek titujt në sezonin vijues. ‘’ Topchinjtë ‘’ këtë herë janë fokusuar tek Jurrien Timber, i cili mbron ngjyrat e Ajax Amsterdamit . 22 vjeçari konsiderohet një ndër lojtarët më premtues në kontinentin e vjetër , për të cilin luftojnë disa ekipe cilësore . Vlera e kartonit të Jurrien Timber e përcaktuar nga kryeqytetasit arrin 50 milionë eurot , shifër të cilën drejtuesit e londinezëve janë të gatshëm ta paguajnë . Megjithatë, s’përjashtohen surprizat në lidhje me yllin e Ajaxit , i cili mund të shëndërrohet në një ndër lojtarët protagonistë gjatë kësaj periudhe. Në sezonin e shkuar mbrojtësi nga Utrecht u aktivizua në 47 sfida me gjigandët e Hollandës dhe jo vetëm dhe kontriboi me 2 gola pa harruar edhe paraqitjet e shkëlqyera në prapavijë.



