Milan kërkon portier në Ligue 2

Milan kërkon portier në Ligue 2

Liga e dytë franceze është shëndërruar në destinacion për Milanin në lidhje me përforcimin e kuadratit të bardhë. Flitet për Saint Etienne, pjesë e Ligue 1 në të kaluarën , aty ku po spikat Noah Raveyre. 17 vjeçari po zhvillon një eksperiencë të suksesshme në kategoritë inferiore dhe gjithashtu është grumbulluar në kombëtaren moshave të Francës.

Kuqezinjtë s’do ta kenë të lehtë sepse edhe Bayern Munich dhe Juventusi do të tentojnë arritjen e akordit me Noah Raveyre. Duhet evidentuar se edhe në të kaluarën Milani transferoi në ‘’ San Siro ‘’ Pierre Kalulu , i cili aktivizohej në rradhët e Lyonit. Sipas raportimeve të fundit thuhet se ky operacion mund të finalizohet për afro 15 milionë euro, shifër jo problematike për Milanin.

Në sezonin aktual, të besuarit e Stefano Piolit pavarësisht se ia kanë lënë stafetën Napolit në Scudetto, kanë surprizuar në Champions League me arritjen deri në gjysëmfinale , duke treguar se janë kthyer edhe më të fortë nga disfatat e të kaluarës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy