
Pas festës së titullit kampion, rruga e Antonio Conte duket e shkruar, tekniku bëhet gati të largohet nga Inter. Mund të jetë çështje orësh ose ditësh, për të bërë publik një vendim të tillë, pa diskutim i bujshëm.
Të largohesh në këto kushte pasi riktheu titullin në Milano nuk është aspak e lehtë por ky vendim nuk është i pa pritshëm. Presidenti Zhang dhe stafi drejtues i Inter kanë një mendje një projekt ndryshe nga ai i Antonio Conte, disa pika ku palët ndahen në mënyrë kategorike.
Zhang nuk tërhiqet nga ideja për shkurtim të pagave ndërsa parashikon gjithashtu një merkato të kujdesshme me pak shpenzime. Conte nuk mund të ketë “top player” që dëshiron për të krijuar një cikël fitues në Serie A apo të jetë konkurrues në Champions.
Në çdo rast, si Conte ashtu edhe presidenti Zhang kërkojnë një largim të butë, trajneri është ende nën kontratë edhe për një tjetër vit, shkarkimi përjashtohet si opsion, dëshira është që të gjejnë një kompromis.




