Bayern Mynchen është ndalur pas tetë ndeshjesh në Bundesligë pasi sot ka barzuar me rezultatin 1-1 kundër Werder Bremen. Skuadra barareze në fundin e pjesës së parë e pa veten në disavtazh, por në fraksionin e dytë të lojës gjeti baraspeshën me Goretzkan. Edhe pse nga ky moment pati edhe 30 minuta lojë bavarezët nuk mundën të gjenin golin e fitores kundër skuadrës së Milot Rashicës.
Ndërkohë Reali i Madridit ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes pas atij të dy javëve më parë kur u mposht nga Valencia me rezultatin 4-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, sot ‘galaktikët’ kanë barazuar 1-1 me Villareal.
Kjo humbje ka sjellë edhe largimin nga vendi i parë i Real Madrid që këtë sezon ka treguar shumë ulje-ngritje.



