Marco Asensio, drejt Bayern Munchenit

Marco Asensio, drejt Bayern Munchenit

Momenti delikat i Marco Asensios tek Paris St Germain, nuk po i lë zgjidhje tjetër veçse të largohet gjatë merkatos aktuale. 

Spanjolli nuk e ka bindur Luis Enriquen, për të cilin gjithsesi nuk mungojnë pretendentët. 

Drejtuesit e Bayern Munchenit kanë nisur ofensivën për mesfushorin, i cili sezonin e shkuar e përfundoi në mënyrë të shkëlqyer duke u shpallur edhe kampion i Champions Leagues me ‘’ Les Pariziens ‘’. 

Gjermanët janë një ndër pretendentët për arsye se ishi i Real Madridit po monitorohet edhe nga disa klube në Angli, Itali dhe Spanjë. 

Në rastin konkret, bavarezët mendojnë transferimi në ‘’ Allianz Arena ‘’ i 29 vjeçarit mund ti japë një avantazh ofensivës duke e bërë edhe më të rrezikshme. 

Adaptimi pa probleme në disa pozicione të metrave të fundit natyrisht preferohet nga traineri Vincent Kompany i cili do të ketë një detyrë të vështirë pasi presioni tek ish rekordmenët e Bundesligës është shumë i madh dhe sepse gjithmonë duhet të triumfosh. 

Sigurisht duke iu referuar situatës së nxënësit të Luis Enriques kuptohet qartazi se e ardhmja është larg ‘’ Parque de Princes ‘’, ndoshta tek një ekip elite në kontinentin e vjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy