Ndeshja e Superligës mes Dinamos dhe Elbasanit ka shkaktuar tensione të mëdha sot.
Siç raporton korrespondentja nga Elbasani, në pjesën e dytë të ndeshjes nuk munguan incidentet në shkallët e stadiumit, ku u përfshinë tifozët e të dy skuadrave.
Burimet bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa tifozë në komisariat.
Një person ka mbetur i lënduar, ndër të cilët është edhe një zyrtar i Dinamos. Përveç lëndimeve, janë dëmtuar edhe disa stola të stadiumit.
Po ashtu, policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidentet e dhunshme.



