West Ham fiton Conference League, tjetër finale e humbur nga Fiorentina

West Ham fiton Conference League, tjetër finale e humbur nga Fiorentina

West Ham United, është skuadra fituese e Conference League, për sezonin 2022-2023.

Anglezët triumfuan në finale ndaj Fiorentinës, me rezultatin 2-1, në një ndeshje të luftuar deri në sekondën e fundit.

Italianët ishin më kërkues gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar lojën, por në fund fitimtarë dolën lojtarët e West Ham.

Skuadra e Moyes kaloi në avantazh e para në minutën e 62-të me Benrahma, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ky avantazh zgjati pak, pasi Bonaventura vendosi baraspeshën në minutën e 67-të.

Kur po mendohej se ndeshja do të shkonte me shtesa, erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen. Bowen u shkëput bukur nga mesfusha dhe në minutën e 90-të dhe ia doli të shënojë, duke i dhënë fitoren dhe trofeun skuadrës së tij.

Tjetër zhgënjim për Fiorentinën, që humb finalen e dytë sezonale, pasi më parë u mposht në Kupën e Italisë, nda Interi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy