
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-portieri i Teutës dhe Shpresave, Vladimir Ajazi, në moshën 69-vjeçare.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme, e cila e detyroi të ulej në karrige me rrota dhe tashmë i mori edhe jetën.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Vladimir Ajazit, është bërë i ditur nga vetë klubi i Teutës, që i ka shprehur ngushëllime familjarëve.
Ajazi ishte një nga portierët me te shquar te futbollit shqiptar në vitet 70-80’. Ai është përfaqësues i brezit të parë te Shkëndisë së famshme, ish portier i ekipit kombëtar Shpresa dhe portieri i Lokomotivës së Durrësit.
Pas lënies së futbollit, Ajazi u angazhua si zv. trajner i ekipit të Lokomotives, zv.trajner i ekipit kombëtar dhe trajner me ekipet e moshave.



