
Botërori i moshave në Indonezi vijon të ndiqet me vëmëndje nga drejtuesit e klubeve të elitës, eveniment ku po spikasin disa talentë.
Konkretisht tek Mali po bën diferencën sulmuesi Ibrahim Diarra, për të cilin Barcelona ka nisur tratativat. 16 vjeçari aktivizohet me Africa Foot, ekip që performon në kampionatin vendas.
‘’ Azulgranët ‘’ e kanë shënuar emrin e tij , si një ndër blerjet për sezonin 2024-2025, lojtar që premton shumë për të ardhmen.
Në rastin e një transferimi të mundshëm në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’, natyrisht Ibrahim Diarra do të aktivizohet me ekipin e të rinjve , aty ku ekzison një rivalitet shumë i ashpër, i cili në një të ardhme të afërt mund të huazohet tek një tjetër ekip për tu adaptuar ashtu siç duhet me futbollin europian.



