Fitore me ‘zemër në dorë’ kundër Interit, Juventus përkohësisht në ‘Champions’

Fitore me ‘zemër në dorë’ kundër Interit, Juventus përkohësisht në ‘Champions’

Juventus ka marrë një fitore tejet të rëndësishme kundër Interit në derbin e Italisë. Skuadra e drejtuar nga Pirlo ia doli 3-2 ndaj zikaltërve kampion të këtij sezoni edhe pse për më shumë se 35 minuta luajtën me një lojtar më pak.

Ndeshja u zhbllokua nga Ronaldo pas një penalltie të akorduar me VAR në tentativën e dytë, ndërsa në të njëjtën mënyrë barazoi Interi me Lukakun. Në fundin e pjesës së parë Cuadrado kaloi sërish zonjën në epërsi, ndërsa një autogol i Chielinit pak minuta nga fundi coi shifrat përkohësisht në 2-2.

Në fund ishte kolumbiani Cuadrado, i cili bëri heroin duke fituar një tjetër penallti dhe duke e shndërruar po vetë në gol. Me këtë fitore Juventus ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të Seria A, por mund ta humbasë atë nëse Napoli ia del në përballjen e kësaj jave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy