
Eden Hazard u bë protagonist kryesor i Real Madrid pas eliminimit në gjysmëfinale të Champions League, pasi belgu u pa duke buzëqeshur pavarësisht disfatës së ‘galaktikëve’. Në rrjetet sociale Hazard ka kërkuar falje, duke thënë se qëllimi nuk ishte të ofendonte tifozërinë e Real Madrid.
“Kam lexuar sot shumë opinione rreth meje dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozerinë e Real Madrid. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që të luaja me Real Madrid dhe erdha të fitoja këtu. Sezoni nuk ka përfunduar dhe së bashku do të luftojmë në betejën për La Liga. Para Madrid,”- ishte mesazhi i Hazard në rrjetet social drejtuar tifozëve, për të mbyllur sa më parë këtë çështje që për shumë media spanjolle, ka dekretuar largimin e tij nga Reali në verë.



