Pretendentët e Ceballos

Pretendentët e Ceballos

  Pretendimi i Real Madridit për të rinovuar kontratën me Dani Ceballos është pasuar nga interesi i disa ekipeve .

Spanjolli synon qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , sidomos në këtë moment ku duket se po rikthehet në atë lojtarin determinant, kontrata e të cilit me madrilenët skadon në qershorin e ardhshëm.

Historia ka ndryshuar shumë shpejt  dhe drejtuesit e kryeqytetasve janë të gatshëm ta kenë pjesë të tyre për më gjatë ishi-n e Real Betisit pavarësisht se pretendentët janë shumë cilësorë. 

Atletico Madridi konsiderohet një destinacion ideal por 26 vjeçari momentalisht është në pritje të ofertës së ‘’ Los Blancos ‘’ për të vendosur.

As ‘’ Los Verdiblancos ‘’ nuk e kanë harruar asnjëherë ishi-n e tyre dhe ëndërrojnë që një ditë të rikthehet në ‘’ Benito Villamarin ‘’, aty ku filloi të spikasë por në rastin e një rinovimi me ‘’ Los Merengues ‘’ do të ishte shumë e vështirë arritja e objektivit.

Milani është një ndër ekipet, i cili mori shumë shpejt përgjigje duke iu refuzuar oferta për  Dani Ceballos.

Kuqezinjtë prej një kohe të gjatë po e vëzhgojnë me kujdes dhe vijojnë të jenë një pretendent serioz i  andaluzit. As nga Premier League nuk ka munguar interesi por fatkeqësisht Aston Villas i është mbyllur dera.

Duhet theksuar se vijon të jetë një ndër të preferuarit e Unay Emery-s për mesfushën por deklarata e tij evidenton se momentalisht ‘’ Galaktikët ‘’ janë të avantazhuar në këtë histori.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy