
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann është infektuar me Covid-19. Ka qenë vetë klubi bavarez, që nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se pas testeve të kryera, është zbuluar se trajneri 34-vjeçar është me Covid-19, ndonëse ishte i vaksinuar.
Nagelsmann ishte në stolin e skuadrës ditën e djeshme, në ndeshjen e Champions League ndaj Benfica.
“Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pavarësisht se është vaksinuar plotësisht. Ai do të fluturojë përsëri në Mynih veçmas nga ekipi në një aeroplan mjekësor dhe do të izolohet”, thuhet në njoftimin e klubit.



