“UEFA ia ka bërë të qartë arbitrave”, Stefa: Pse nuk u shty ndeshja e Danimarkës ndaj Finlandës

“UEFA ia ka bërë të qartë arbitrave”, Stefa: Pse nuk u shty ndeshja e Danimarkës ndaj Finlandës

Gazetari i njohur sportiv, Gjergji Stefa, ka thënë se ka qenë vetë direktiva e UEFA-s që monitori i VAR të shikohet sa më pak. Në emisionin “Euro Zone”, në MCN TV, Stefa ka folur edhe pse nuk u shty ndeshja e Danimarkës ndaj Finlandës, pas asaj që ndodhi me Eriksen.

Direktiva që ka dhënë UEFA që të mos shikohen shumë aksione në monitorin e VAR, e ka bërë më të bukur këtë Europian. Në Itali ka shumë vonesa për këtë.

Pse nuk u shty ndeshja e Danimarkës? Unë besoj që UEFA ka një politikë agresive për shtyrjen e një ndeshje. UEFA nuk bën kompromise për kalendarin. Danimarka pavarësisht çfarë ndodhi, nuk e refuzoi vendimin e UEFA. Nuk mund të fitonte Danimarka ndeshjen me Finlandën, pas gjithë asaj që ndodhi. Ajo që bëri sot Danimarka, ishte pjesa e dytë për atë që i ndodhi Eriksenit. 45 minutat e para ishin finalja e Danimarkës për këtë sezon. Më bën përshtypje pjesa e dytë e Belgjikës. Kanë shansin e fundit që këtë brez të artë ta kurorëzojnë me trofe. Kanë një brez që luajnë bashkë për 10 vite, e parë në këtë këndvështrim, Belgjika i dha mesazhin të gjithëve se janë pretendentë dhe mund të fitojnë Europianin.”, u shpreh Stefa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy