Sot Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë kërkojnë fitoren përballë Lewandowski-t

Sot Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë kërkojnë fitoren përballë Lewandowski-t

Në orën 20:45, në Varshavë do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e botërorit 2022. Sfida konsiderohet vendimtare sa i përket garës për vendin e dytë në grupin I.

Ekipi i drejtuar nga Edi Reja pritet të mos ndryshojë shumë në formacion, duke ruajtur skemën 3-5-2.

Gjatë konferencave për mediat, lojtarët dhe trajneri i kombëtares janë shprehur të vendosur për të dhënë maksimumin kundër Polonisë së Levandovskit, duke theksuar se nuk ndihen inferior përballë asnjë kundërshtari në grup.

"Në fushë futemi gjithmonë për të bërë të të mirën, kemi respekt për cdo kundërshtar, por aspak frikë", tha Reja.

Ndërsa kapiteni Etrit Berisha tregon edhe recetën për sukses. "Duhet të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarëve por Polonia mbetet një ekip shumë i fortë", tha kapiteni.

Shqipëria pas tre ndeshjeve të para në grupin I kualifikues ka grumbulluar 6 pikë ndërsa Polonia ka vetëm 4 pikë e Anglia kryeson.

Sfida e sotme ndaj Polonisë është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë ndërsa dy ndeshjet e tjera të grupit që luhen po sot janë Hungari-Angli e Andorra- San Marino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy