
Paraqitja e shkëlqyer e Rafael Leaos në Botërorin e Katarit e ka lënë të mahnitur Graham Potterin , trainer i cili e konsideron të domosdoshëm për avancimin e mëtejshëm .
Drejtuesit e Chelseat i kanë ofruar trefishin e pagës tek Milani por sipas ‘ Calciomercatos ‘ anglezët janë akoma larg pretendimit të italianëve, të cilët kanë përcaktuar klauzolën për prishjen e kontratës e cila arrin 150 milionë eurot, ndërsa fituesit në fuqi të Scudettos janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.
Ecuria e 23 vjeçarit nga Almada ka impresionuar shumë klube të famshëm në kontinentin e vjetër por ‘’ Blutë e Londrës ‘’ shikohen momentalisht më të favorizuar për firmosjen me ishi-n e Lilles.
30 gola dhe 27 asiste në 123 sfida është statistika e arritur me Milanin gjatë katër sezoneve por në kohët e fundit Rafael Leao është shëndërruar në një ndër protagonistët e merkatos së ardhshme dhe ky fakt të jep për të kuptuar se golashënuesi mund të vendosë për të filluar një eksperiencë të re në karrierën e tij gjatë kësaj periudhe .



