
Skënderbeu do të luajë nesër ndeshjen e fundit në “Europa League” kundër skuadrës së Young Boys. Bardhekuqtë kanë mbyllur përgatitjet për të duel dhe nesër synimi i skuadrës së Ilir Dajës, është që të marrë një rezultat pozitiv për të mbyllur me sukses aventurën në këtë kompeticion, ku bardhekuqtë kanë dhuruar një performancë mjaft të mirë.



