
Ofertat në drejtim të Luiz Henriques në këtë merkato verore me shumë gjasa mund ta finalizojnë eksperiencën e tij tek Real Betisi. Braziliani ka bërë mirë me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ në sezonin e shkuar , të cilët arritën kualifikimin për në Europa League . Besimi i dhënë nga Manuel Pellegrini është shpërblyer nga 22 vjeçari , për të cilin Massimilliano Allegri i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë një sforco për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ . Flitet se ky akord mund të arrihet për shifrën e 20 milionë eurove, të cilën sipas parashikimeve andaluzët do ta pranojnë duke patur parasysh problemet e theksuara në aspektin ekonomik. Zgjidhja e vetme e drejtuesve të Real Betisit është largimi i disa lojtarëve cilësorë nga ‘’ Benito Villamarin ‘’ edhe pse kanë lënë gjurmë tek spanjollët . Në rastin konkret , ishi i Fluminenses në lidhje me sezonin e shkuar është aktivizuar në 33 sfida , në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka kontribuar me 5 asiste por traineri i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e konsideron një ndër prioritetet e kësaj merkatoje verore , e cila sapo ka filluar dhe tek bardhezinjtë priten shumë ndryshime , objektivi i të cilëve është rikuperimi i terrenit të humbur duke filluar nga sezoni vijues, në Itali dhe kompeticionet europiane.



