Juventus : Tre alternativa për mesfushën

Juventus : Tre alternativa për mesfushën

Në merkaton e janarit Juventusi rezultoi një ndër ekipet më të suksesshëm pasi bëri një spastrim cilësor duke i treguar daljen  lojtarëve si Dejan Kulusevski apo Rodrigo Betancur dhe afroi në Torino Dusan Vlahovic i cili e kishte deklaruar kohë më parë se kërkonte ti bashkohej një skuadre elite. 

Largimi i Cristiano Ronaldos i varfëroi bardhezinjtë në ofensivë dhe serbi mbërriti në ‘’ Allianz Stadium ‘’ atëherë kur i nevojitej më shumë .

Megjithatë  rruga parashikohet me shumë kthesa për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ të cilës i mbetet ende punë për tu kompletuar dhe Massimiliano Allegri tanimë kërkon të shtojë forcat në mesfushë .

Italiani pretendon transferimin e një trekuartisti dhe alternativat janë tepër cilësore  . I pari është Nicolo Zaniolo .

Asi i Romës e ka mahnitur 54 vjeçarin por dëmtimet  kanë evituar dhënien e maksimumit tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ por sidoqoftë bardhezinjtë mbeten fanatikë të  22 vjeçarit.  

Edhe Florian Wirtz po e zgjeron me shpejtësi protagonizmin me Bayer Leverkusen dhe italianët kanë nisur  ofensivën për asin e ‘’ Aspirinave ‘’ pavarësisht se konsiderohet një operacion i vështirë .

As Christopher Nkunku nuk mbetet në prapavijë , lojtar që po gëzon momente të mrekullueshme  tek Leipzigu dhe vlerat e treguara  ia kanë shtuar bindjet Massimiliano Allegrit se duhet ta ketë në listë.  

Për Juventusin është  momenti ideal për të shkelur gazin pasi sakrificat e mëdha po japin rezultate dhe e vetmja mënyrë për të dëshmuar se mbetet një skuadër elite është akumulimi i trofeve në vitrinën e tejmbushur.

Opsionet janë interesante por koha do të tregojë rezultatet e  drejtuesve mbi fuqizimin e ish rekordmenëve të Scudettos të cilët nuk mendojnë të dorëzohen .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy