Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni del kundër Gatuzos: Jam i zhgënjyer, loja e tij është joefektive (VIDEO)

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni del kundër Gatuzos: Jam i zhgënjyer, loja e tij është joefektive (VIDEO)

Performanca e dobët e Milanit në javët e fundit si në Serinë A ashtu edhe në “Europa League” ka bërë që e ardhmja e Gennaro Gattuso në stol të vihet në diskutim pas kritikave të shumta.

Kritika më e ashpër ndaj trajneri kuqezi ka ardhur nga ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni , i cili në rolin e tij të ri si presidenti i skuadrës së Monza ka shprehur mendimin e tij për ish-ekipin e tij:

"Unë e ndjek gjithmonë Milanin si  tifoz. Jam i zhgënjyer, sepse është një dhimbje të shohësh Milanin në fushë duke zhvilluar një lojë jo shumë efektive, të cilën unë shpresoj që së shpejti do të ndryshojë. 

E ardhmja e Gattuso? Këto janë vendime të shoqërisë, dhe unë nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar këtë gjë", ka thënë Berlusconi, i cili ka insistuar prej kohësh nevojën për të vendosur dy sulmues.

Aktualisht Milani renditet në vendin e e 12-të në klasifikimin e Serisë A me 12 pikë të grumbulluara pas 9-javëve të para.

Një ecuri mjaft e dobët duke bërë që e ardhmja e Gattuzos në krye të stolit të jetë në dyshim – ku menjëherë kanë qarkulluar dhe emrat e parë që mund ta zëvëndësojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy