Manchester United gjen trajnerin e ri, drejtimi i skuadrës i besohet një gjermani

Manchester United gjen trajnerin e ri, drejtimi i skuadrës i besohet një gjermani

Ralf Rangnick mund të quhet si trajneri më i ri i Manchester United. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, drejtuesit e United kanë arritur marrëveshjen me trajnerin gjerman deri në fund të sezonit.

Rangnick i është ofruar një kontratë deri në fund të sezonit si trajner i Manchester United. Pas kësaj, është rënë dakord, për një kontratë 2-vjeçare në fund të sezonit, por këtë herë për një rol drejtuesi në klub dhe jo si trajner.

Marrëveshja është arritur mes palëve dhe në orët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi. Në stolin e United, Rangnick do të pasojë Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua pak ditë më parë, për shkak të rezultateve të dobëta.

Gjatë karrierës së tij si trajner 63-vjeçari gjerman ka drejtuar skuadra të njohura si Leipzig, Schalke 04, Hoffenheim, Stuttgart dhe Hannover 96.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy