Milani do të ketë tre ndeshje të rëndësishme gjatë muajit prill me Napolin, dy në Champions League dhe një në kampionat.
Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet, por lajmet nga infermieria nuk janë pozitive. Mbrojtësi Pierre Kalulu është dëmtuar dhe do të jetë jashtë për disa javë.
Përveç mbrojtësit, trajneri Pioli ka humbur edhe sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Suedezi është rikthyer i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren. Lojtari ka shfaqur probleme muskulore në kofshën e djathtë.
Vlen të theksohet se në raste të ngjashme, Ibrës i janë dashur më shumë se 6 javë për t’u rikuperuar. Thënë këtë, nuk përjashtohet mundësia që sezoni i suedezit të ketë përfunduar tashmë.



