Antonio Rudiger, afër largimit nga Real Madridi

Antonio Rudiger, afër largimit nga Real Madridi

 Sezoni aktual do të jetë i fundit për Antonio Rudiger në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Gjermani do të largohet nga Real Madridi, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor.

Mbrojtësi prej katër sezonesh aktivizohet për ‘’ Galaktikët ‘’, i cili fatkeqësisht së fundmi ka patur disa probleme dhe nuk e kanë lënë të avancojë ashtu siç duhet. 

Një situatë e tillë nuk mund të tolerohet nga traineri Xabi Alonso, i cili gjithmonë kërkon garanci nga lojtarët, duke qenë se Real Madridi pretendon protagonizmin në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse. 

Flitet prej kohësh tashmë se destinacioni për 32 vjeçarin mund të jetë Arabia Saudite, kampionat në të cilin pagesat janë tejet të konsiderueshme dhe në aspektin cilësor ka bërë përpara në vitet e fundit. 

Sigurisht, pritet që drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ të reagojnë sepse domosdoshmërisht në prapavijë duhet një ndryshim rrënjësor, për të qenë në lartësinë e duhur në të ardhmen e afërt.

 Largimi i Antonio Rudiger do të konsiderohej gjithashtu një frymëmarrje për presidentin Florentino Perez për arsye të rrogës së tij, afërsisht 15 milionë euro në sezon, e cila e shëndërron nder më të paguarit tek ‘’ Los Merengues ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy