Lirim Zalla: Turqia nuk ka histori, Italia i ka besuar grupit

Lirim Zalla: Turqia nuk ka histori, Italia i ka besuar grupit

Gazetari i njohur i sportit, Lirim Zalla, i ftuar në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se nuk mund të priste askush që Turqia të mundte Italinë në “Olimpico”. Zalla ka thënë se Turqia është një kombëtare pa histori, që mbahet mend për arritje të mëdha.

“Kam parë çudira sot. Mbi 10 kanale për Europianin. Kaq nuk kishte as kur luante Shqipëria në Europian. Ka diçka për këtë, ose nuk kanë çfarë të transmetojnë ose e vlerësojnë shumë. Jam tifoz i Gjermanisë. Kur futesh në gazetari, bëhesh me atë që fiton. Në fëmijëri kam qenë me Gjermaninë, edhe tani shpresoj ta fitojë Gjermania. Para disa vitesh Turqinë e bënim telef. Është një ekip relativisht i ri. Nuk është se kanë bërë shumë mirë.

Vetëm në 2002 kishin arritjen më të madhe, duke u renditur në 4 të parët. Nuk janë kombëtare si këto të mëdhatë me histori. Janë lojtarë që neutralizohen. Turqia nuk do luajë si sot, do luajë më mirë. Mos prisni që Turqia të mposhtë Italinë në Romë. Italia këtë herë i ka besuar grupit, nuk ka një lider. Në 45 minutat e para prandaj vuajtën ata sepse nuk kanë lider, por forca e grupit u tregua në pjesën e dytë. Gunes është me eksperiencë dhe mendoi të luajë në mbrojtje dhe ta kapë kundërshtarin me kundërsulm, por italianët janë gjeni të kësaj”, u shpreh Zalla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy