Wojciech Szczesny, afër rinovimit me Barcelonën

Wojciech Szczesny, afër rinovimit me Barcelonën

   Tek Barcelona vijon të punohet me shumë përkushtim për të konsoliduar skuadrën për të ardhmen.

Duket se drejtuesit janë afër marrëveshjes së rinovimit me portierin Wojciech Szczesny, një siguri poshtë tre shtyllave.

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano polaku do të firmosë deri në qershorin e 2026-tës, i cili ka ditur ta zëvëndësojë ashtu siç duhet Ter Stegenin.

Eksperienca e 34 vjeçarit  vlerësohet nga traineri Hansi Flick, i cili po jep maksimumin për avancimin e mëtejshëm të Barcelonës në çdo kompeticion.

E sigurtë është se ish kampionët e La Ligas dhe jo vetëm do të kenë në dispozicion dy portierë cilësorë, të cilët e kanë dëshmuar se janë në lartësinë e duhur.

Do të jetë një sfidë midis Wojciech Szczesny-t dhe Andre Ter Stegen, e cila parashikohet tejet e ashpër në vijimësi.

Ishi i Juventusit në sezonin e parë në ‘’ Camp Nou ‘’ numëron 17 sfida dhe 16 gola të pësuar dhe në 9 të tjera e ka mbajtur portën të paprekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy