Emri stadiumit, Real Madrid humbet 400 mln euro, Isco dhe Varane në shitje

Emri stadiumit, Real Madrid humbet 400 mln euro, Isco dhe Varane në shitje

Real Madrid ka humbur një çështje mbi të drejtën e emrit të stadiumit me vlerë 400 mln euro sipas gazetës ekonomike spanjolle EL Economista.

Kjo do të thotë se ata duhet të shesin lojtarë këtë verë për të rindërtuar projektin Galaktiko.

Javën e kaluar, klubit iu dha një leje për të filluar rindërtimin e stadiumit Santiago Bernabeu.
48A36D6300000578-5324629-image-a-5_1517223100256
Por plani për të financuar rinovimin e stadiumit me kontratat e të drejtave të emrit me kompaninë ndërkombëtare të naftës Cepsa ka dështuar.

El Economista raporton të premten se oferta 400 mln euro, për të cilën është rënë dakord në 2014, është tërhequr nga fondi Mubadala i Abu Dhabit, që është aksionari kryesor i Cepsa.
isco
Madrid është në kërkim të një sponsori të ri për të filluar punimet e rindërtimit të stadiumit por ky hap mbrapa do të thotë se Los Blancos duhet të shesin yjet e tyre për të nisur negociatat për emra si Eden Hazard dhe Harry Kane.

I preferuari i tifozëve Isco është rikthyer në pankinë në ndeshjen e fundit pas rikthimit të treshes BBC dhe me shumë mundësi do të ishte lojtari i parë që do të largohej. Atij mund t’i bashkohej edhe Raphael Varane, për të krijuar fondet e duhura për merkato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy