
Pas dy sezoneve tek Boca Juniors Leandro Paredes ka vendosur ti japë fund kësaj eksperience.
Mesfushori me shumë gjasa do të transferohet tek Trabzonspori për 10 milionë euro.
Argjentinasi zhvilloi disa vite në Europë në të shkuarën, në Rusi, Itali dhe Francë dhe flitet se do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon.
32 vjeçari ndodhet në një moment kyç të karrierës dhe vlera e kartonit momentalisht i arrin 5 milionë eurot.
Gjithashtu Leandro Paredes ka rezultuar preferenca e Lionel Scalonitt tek ‘’ Albicelestët ‘’, për të cilin thuhet se edhe drejtuesit e Milanit kanë shfaqur interes.
Eksperienca e akumuluar ndër vite, sidomos në kompeticionet europiane i ka shërbyer për të vijuar pjesë e planeve të ekipeve në kontinentin e vjetër.
Liga turke përgjithësisht konsiderohet si shumë kompetitive, ideale sidomos për lojtarët që janë drejt fundit të karrierës.



