Vllaznia në futboll për femra ka arritur të kualifikohet me shumë vështirësi në turin e dytë të Champions League, në një ndeshje kundër kampionëve të Turqisë ALG Spor, që rezultoi shumë emocionuese.
90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2 pavarësisht se skuadra shqiptare kaloi dy herë në avantazh. Pak para vërshëllimës së trefishtë Vllaznia mbeti me një lojtar më pak, ndërsa në shtesë ekzaktësisht në minutën e 118 u ndëshkua nga turqit, duke pllakosur heshtja në Loro Boriçi. Por Vllaznia nuk dorëzohet edhe pse shkon minuta e 122, atëherë kur Bajraktari la mbrojtjen për të dërguar edhe njëherë gjithçka në baraspeshë.
Nga pika e bardhë e penalltive skuadra shkodrane u tregua më e saktë duke fituar 4-2. Më 6 nëntor Vllaznia pret shortin për të mësuar kundërshtarin në turin e dytë të Champions League.



