Dusan Vlahovic, zgjedhja e Bayern Munchen për sulmin

Dusan Vlahovic, zgjedhja e Bayern Munchen për sulmin

E ardhmja e Harry Kanes në ‘’ Allianz Arena ‘’ vijon seriozisht në dyshim dhe për këtë arsye drejtuesit e Bayern Munchenit kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin.

Anglezi natyrisht është një bomber por çdo fillim e ka edhe një fund.

Pjesë e projektit ambicioz është bërë Dusan Vlahovic, një lojtar me eksperiencë të konsiderueshme, tejet i sikletshëm për çdo rival. 

Serbi prej pesë sezonesh aktivizohet me Juventusin, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2026-tës. 

Bavarezët do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt dhe t’ia vënë në dispozicion trainerit Vincent Kompany duke filluar nga sezoni vijues. 

Pritet një revolucion në ofensivën e ish rekordmenëve të Bundesligës, kandidatë potencialë për të fituar tituj në çdo sezon. 

Kontrata e ‘’ Uraganit ‘’ merr fund në 2027-tën, e cila ndoshta nuk do të rinovohet dhe domosdoshmërisht gjermanëve i duhet një referent në metrat e fundit. 

Ishi i Fiorentinës po bën mirë në sezonin aktual, i cili në 15 sfida ka shënuar 6 gola.

Të paturit eksperiencën e duhur në një ndër ligat më prestigjoze të Europës është një vlerë e shtuar për gjigandët e Bavarisë dhe tashmë torinezët kanë filluar të analizojnë opsionet e mundshme dhe mund ta shesin kartonin e tij në janar ose në të kundërt mund të përfitohen shërbimet e golashënuesit me parametër zero në fundin e sezonit.

 Kapaciteti i Dusan Vlahovic s’mund të vihet në diskutim, i aftë në dyluftime, në duelet një kundra një dhe sigurisht një finalizues shumë i mirë.

Një kalim në Gjermani do të shënonte një fillim të ri në karrierën e nxënësit të Luciano Spallettit por fillimisht duhet parë se nëse do të arrihet marrëveshja apo jo me ishi-n e Tottenham Hotspurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy