Longo: Kam marrë mesazhe nga lojtarë të Partizanit, por drejtuesit bënë zgjedhje tjetër

Longo: Kam marrë mesazhe nga lojtarë të Partizanit, por drejtuesit bënë zgjedhje tjetër

Emri i trajnerit italian, Diego Longo, gjatë kësaj vere, është lidhur shpesh me Partizanin, me këta të fundit që tashmë kanë zgjedhur një tjetër italian për stolin, Giovanni Colella.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Longo, i cili nëpërmjet një postimi shkruan se disa tifozë dhe lojtarë të Partizanit, i kishin dërguar mesazhe. Më tej ish-trajneri i Kukësit, i uron suksese teknikut tjetër italian në stolin e të kuqve.

Në ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe dashamirëse nga ana e tifozëve dhe disa prej lojtarëve të Partizanit.

Shkruaj për t’i falënderuar pa e fshehur simpatinë dhe respektin që kam ndaj tyre. Është një nder që emri im të lidhet me një shoqëri prestigjioze dhe ambicioze, një aventurë që unë dhe stafi im do ta kishim marrë me një entuziazëm të madh.

Drejtuesit e Partizanit kanë menduar një zgjidhje tjetër, i uroj më të mirën kolegut tim dhe një sezon të mbushur me suksese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy