FSHF kërkon mbështetje nga qeveria, Kushi: Bastet sportive në tregun e zi, nuk janë pa baza

FSHF kërkon mbështetje nga qeveria, Kushi: Bastet sportive në tregun e zi, nuk janë pa baza

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti ditën e sotme kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të futbollit. Në këtë takim, u diskutua për financimin në futboll, ku në fokus ishte Ligji i Sponsorizimeve, rihapja e basteve sportive dhe futbolli i femrave.

Pas takimit me ministren Kushi, presidenti Duka deklaroi se sporti kërkon mbështetje nga qeveria, ndërsa zbuloi edhe temat për të cilat u diskutua.

Mundohemi të japim alternativat tona për rritjen e futbollit. Ligji i sponsorizimit ka efektet e veta për shtimin e sportistëve, rritjen e kushteve dhe zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Kërkojmë mbështetje financiare. Na u premtua nga ministrja se do vazhdojmë takime për këtë ligj, për t’i propozuar qeverisë një variant.

Ligji i sponsorizimit, bastet sportive dhe një fond minimal për edukimin e fëmijëve, këto janë temat që u zhvilluan sot në takim.

Nga buxheti i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nuk ka pse përjashtohet FSHF me idenë se futbolli është i pasur. Duhen kushte dhe terrene sportive për moshat.

Në krahun tjetër, ministrja Kushi, nëpërmjet një postimi në profilin e saj, shkruan se pretendimet për tregun e zi të basteve sportive, nuk janë pa bazë. Megjithatë më tej ajo shkruan se përjashtohet kategorikisht përsëritja e katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare, por ndërkohë do të dëgjojnë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital.

I kam ndjekur vazhdimisht me shumë vëmendje diskutimet e fundit nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të sportit në lidhje me çështjen e rihapjes së basteve sportive. Natyrisht që pretendimet e tyre për tregun e zi të basteve nuk janë pa bazë, madje ka pasur edhe operacione policore në këtë drejtim. Por ndërkohë ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë botën, madje edhe në vendet më të zhvilluara, problemi i tregut të zi digjital të basteve sportive është shumë i ndjeshëm.

Ne e përjashtojmë kategorikisht përsëritjen e katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare, por ndërkohë duam të dëgjojmë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital.

Prandaj nisëm sot një dëgjesë me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllim që të shkëmbejmë opinionet dhe qëndrimet tona me frymë dialogu e bashkëpunimi edhe për ligjin e sponsorizimeve dhe çështje të tjera që lidhen me sportin.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sportit në vend dhe takime të tilla janë të dobishme për të ecur bashkërisht përpara e për të ndërmarrë politika që garantojnë një sport dinjitoz. Në ditët në vijim do të zhvillojmë dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy